KHLOE KA MËSUAR NOTIN SI PROFESIONISTE/ Zaimina publikon videon gjithë krenari – AlpeGossip
KHLOE KA MËSUAR NOTIN SI PROFESIONISTE/ Zaimina publikon videon gjithë krenari

KHLOE KA MËSUAR NOTIN SI PROFESIONISTE/ Zaimina publikon videon gjithë krenari

Zaimina Vasjari po e shijon rritjen e Khloe-t në çdo hap. Vajza e saj 1 vjeçe e gjysmë po mëson gjithmonë e më shumë aftësi jete dhe Zaimina është përherë pranë saj në momentet më të rëndësishme, të cilat i ndan me ndjekësit në Instagram.

Sot, Zaimina publikoi videon e Khloe-t duke notuar në pishinë me krahëza dhe vogëlushja duket se e shijon tejmase pluskimin në një hapësire krejt të vetën.

Khloe duket se nuk ka frikë, edhe pse është krejt vetëm në pishinë.

Para disa ditësh, Zaimina zbuloi se Khloe ka mësuar të kacavirret.

Zaimina e merr me vete Khloe-n kudo. Madje edhe në festa në SPA.

Khloe është fryt i lidhjes shumëvjeçare të Zaiminës me Klodian Asllanin, që ka nisur kur ajo ishte vetëm

17.