LARG VAPËS DHE DETIT/ Zbulohet ku po i kalojnë pushimet Marina dhe Getoari – AlpeGossip
LARG VAPËS DHE DETIT/ Zbulohet ku po i kalojnë pushimet Marina dhe Getoari

LARG VAPËS DHE DETIT/ Zbulohet ku po i kalojnë pushimet Marina dhe Getoari

Moderatorja e njohur Marina Vjollca së bashku me bashkëshortin e saj Getoar Selimi janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar në media. Dyshja sa herë gjen mundësin largohet nga Shqipëria për të vizituar vende të ndryshme.

Mirëpo, ndërkohë që të gjithë janë drejtuar drejt vendeve bregdetare për t’ju larguar temperaturave të larta, bukuroshja bjonde ka zbuluar së fundi që ndryshe nga të tjerët ka nisur pushimet në Londër.

Marina ka publikuar disa foto të shkëputura nga kryeqyteti i Britanisë ku shihet e veshur me të gjata. Në një postim tjetër moderatorja ka zbuluar se temperaturat në Londër janë ende të ulëta dhe se po e ndjenë shumë ndryshimin e kohës.