“PO E PRESIM”/ Eliona Pitarka zbulon planet për një fëmijë të dytë dhe flet për raportin me partnerin: Jam xheloze për… – AlpeGossip
“PO E PRESIM”/ Eliona Pitarka zbulon planet për një fëmijë të dytë dhe flet për raportin me partnerin: Jam xheloze për…

“PO E PRESIM”/ Eliona Pitarka zbulon planet për një fëmijë të dytë dhe flet për raportin me partnerin: Jam xheloze për…

Megjithëse është treguar gjithmonë e rezervuar sa i përket partnerit të saj, aktorja Eliona Pitarka ka folur së fundmi për martesën e saj dhe xhelozinë.

Gjatë një bisede me ndjekësit e saj Eliona iu përgjigj ndjekësit, i cili e pyeti nëse është xheloze për bashkëshortin e saj.

“Për të vetmen femër që jam xheloze është Gala”- tha Eliona, duke lënë të kuptohet se nuk është xheloze për bashkëshortin e saj.

Pak muaj më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, publikoi më në fund për herë të parë asokohe foto me të. Ajo është prej vitesh me partnerin e saj, ndërsa iu drejtoi edhe disa këshilla ndjekësve të saj për një marrëdhënie të shëndetshme.

“Çfarë e bën një raport të shkëlqyer me bashëshkortin, ndonjë këshillë për të martuarit?”– ishte pyetja e ndjekësit, ndërsa Eliona këshillon: “Komunikimi është gjithçka. Besimi i plotë tek njëri-tjetri, mbështetja maksimale dhe të qenurit ‘fansi’ numër 1 i partnerit/es tënd/e. Të qennit mbi të gjitha shokë të ngushtë! Mos të konsideruarit njëri-tjetrin si ‘burri’ dhe ‘gruaja’ dhe të ndahen detyrat… por të punuarit në skuadër me njëri-tjetrin për të arritur çdo gjë bashkë”

Eliona dhe partneri i saj mirëpritën në jetë vajzën e tyre Galën, ndërsa aktorja ka zbuluar edhe planet për një fëmijë të dytë.

“Sa shumë po më pyesin, kur ta ketë shkruar Zoti do vijë…. ne po e presim”- shkruan Eliona.