SABIANI “SFIDON” LUIZIN, ZGJEDH KIARËN PËR…/ Zbuloni me kë do martoheshin, putheshin djemtë e BB VIP – AlpeGossip
SABIANI “SFIDON” LUIZIN, ZGJEDH KIARËN PËR…/ Zbuloni me kë do martoheshin, putheshin djemtë e BB VIP

SABIANI “SFIDON” LUIZIN, ZGJEDH KIARËN PËR…/ Zbuloni me kë do martoheshin, putheshin djemtë e BB VIP

Djemtë e “Big Brother VIP2” kanë pasur mbrëmë një darkë dedikuar vetëm për ata. Jashtë ishte shtruar tavolina me ushqimet që kishin kërkuar si dhe nuk mungoi as loja me pyetje dhe dënime.

Ata e morën shumë seriozisht lojën dhe iu përgjigjen thuajse të gjitha pyetjeve pikante të realizuara nga Vëllai i Madh.

“Zgjidh tre nga vajzat e shtëpisë, kë do martoje, kë do puthje dhe kë do eliminoje”, ishte një nga pyetjet e shumta. Nëse nuk përgjigjeshin dënimi ishte ‘shko e puth një vajzë në buzë’.

Përgjigjet e djemve:

Kristi: Do martoja Keisin, do puthja Oltën, do eliminoja Antonetën

Qetsori: Do martoja Oltën, do puthja Jorin, do eliminoja Fotininë

Sabiani: Do martoja Jorin, do puthja Kiarën, do eliminoja Oltën

Elvisi: Do martoja Jorin, do puthja Dean, do eliminoja Oltën

Armaldo: Do martoja Dean, do puthja Oltën, do eliminoja Antonetën

Shpati: Do martoja Fotininë, do puthja Jorin, do eliminoja Antonetën