Me postimet e fundit në ‘Instastory’, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka kërkuar që ndjekësit të raportojnë një llogari në ‘Facebook’ në emrin e saj e cila mashtron njerëzit për produkte të ndryshme.
“Të dashur miq, raportojeni këtë faqe në Facebook e cila manipulon njerëzit në emrin tim. Lajme fallco, adresë fallco”, ka shkruar Jakupi në postimet e fundit, duke treguar se asgjë nga postimet nuk lodhet me këngëtaren.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që individë të ndryshëm “vjedhin” ose hapin adresa të reja duke përdorur emrin e personazheve të njohur për përfitime personale.
Edhe moderatorja e njohur, Nevina Shtylla tregoi në muajt e verës së prej disa kohësh emri i saj përdorej për t’u shitur produkte të ndryshme./revistawho.com