“MBAJ MEND TË VJELLAT, GJAKUN DHE QEPJEN”/ Aktorja kritikon daljen “perfekte” të Kate-it pas lindjes – AlpeGossip
“MBAJ MEND TË VJELLAT, GJAKUN DHE QEPJEN”/ Aktorja kritikon daljen “perfekte” të Kate-it pas lindjes

“MBAJ MEND TË VJELLAT, GJAKUN DHE QEPJEN”/ Aktorja kritikon daljen “perfekte” të Kate-it pas lindjes

Keira Knightley nuk u magjeps aspak me daljen publike të Kate Middleton- it fill pas ardhjes në jetë të vogëlushes Charlotte. Në librin e ri të Scarlett Cutis- it “Feministet nuk veshin rozë”, aktorja shkruan një letër titulluar “Seksi i dobët”, ku krahasohet si dukej dhe si veproi Keira pas lindjes dhe si u shfaq dukesha, vajza e së cilës lindi një ditë pas vajzës së artistes.

“Shtatë orë më vonë ajo ishte jashtë spitalit e lyer dhe mbi taka. Bota kërkon të shohë. Fshihe dhimbjen tonë, trupin që dhemb, gjoksin që rrjedh, hormonet e tërbuara, duku e bukur, elegante, mos e shfaq çfarë ke hequr, Kate.”

 

Në mëngjes, pas lindjes së Charlotte- s, Kate dhe William do t’i prezantonin botës fëmijën e  radhës. Dukesha mbante veshur një fustan me lule ngjyrë limoni, e lyer dhe me flokë të derdhura bukur mbi supe.

“Shtatë orë pas luftës tënde me jetën dhe vdekjen, shtatë orë pasi trupi yt çahet, gjakoset dhe ku thirrja për jetë del jashtë. Mos trego. Mos thuaj gjë. Qëndro aty me vajzën tënde dhe fotografohu nga një paketë me meshkuj fotografë.”

 

Në letër, Knightley tregon si shumë të afërm i erdhën në spital ndërkohë që ajo mbante veshur rrobat e spitalit dhe ende kishte rrjedhje gjaku. Aktorja rrëfeu se e vetmja gjë që i interesonte ishte fëmija, nuk e  riste mendjen si dukej apo sa celulit po ekspozonte.

“Gjoksin e kam nxjerrë para të gjithëve por nuk më intereson. Jeta jote është jeta ime. Ti ke nevojë për mua. Le të shkojnë në djall të gjithë ata sy që shohin dhe fytyrat e turpëruara nga gjysmëlakuriqësia sime.”

Më tutje aktorja vijon duke thënë se gjatë kohë së qëndrimit në spital nuk fjeti në asnjë moment, pas 24 orëve dërgoi foshnjën në shtëpi dhe aty bëri një dush.

“Këpucët e mia ngjisin nga lëngu i djeshëm i amoniakut. Kanë erë. Mbaj mend jashtëqitjen, të vjellat, gjakun dhe qepjet. Më kujtohet fushëbeteja ime. Fushëbeteja  juaj dhe jeta që pulsonte. Mbijetesa. A jam unë seksi i dobët? A je ti?”