“JAMES BOND NUK DO TË JETË KURRË FEMËR”/ Producentja ekzekutive e filmit flet për të ardhmen e tij – AlpeGossip
“JAMES BOND NUK DO TË JETË KURRË FEMËR”/ Producentja ekzekutive e filmit flet për të ardhmen e tij

“JAMES BOND NUK DO TË JETË KURRË FEMËR”/ Producentja ekzekutive e filmit flet për të ardhmen e tij

James Bond “ndoshta” nuk do të luhet kurrë nga një aktore femër, është shprehur producentja ekzekutive e filmit.

Barbara Broccoli, e cila është përgjegjëse për kastin e aktorëve të 007, tha për Guardian: “Bond është mashkull. Ai është karakteri mashkulli. Ai është shkruar si mashkull dhe mendoj se ndoshta do të qëndrojë mashkull.”

Ndërsa shtoi: “Nuk do ti kthej karakteret mashkullore në femërore.”

Ylli aktual i Bondit, Daniel Craig, është shprehur se filmi i ardhshëm, që do të dalë në vitin 2020, do të jetë i fundit i tij si 007.

Idris Elba ka qenë një nga aktorët që thuhet se ka marrë rolin.

Megjithatë, 58 vjeç, tha se në vend të lobimit për një femër James Bond, filmat duhet të krijojnë më shumë karaktere femrash dhe ta bëjnë historinë që ti përshtatet këtyre karaktereve .

Ajo tregoi se karakteri Bond është transformuar me kohën.