FIFI PËSON AKSIDENT NË TIRANË/ Ja gjendja shëndetësore e këngëtares – AlpeGossip
FIFI PËSON AKSIDENT NË TIRANË/ Ja gjendja shëndetësore e këngëtares

FIFI PËSON AKSIDENT NË TIRANË/ Ja gjendja shëndetësore e këngëtares

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe Fifi, ka pësuar një aksident automobilistik pasditen e sotme.

Prive.al raporton se aksidenti ka ndodhur në Tiranë, teksa sipas pamjeve kuptohet se artistja gëzon shëndet të plotë ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shpejt Policia e Shtetit ku të pranishëm kanë qenë dy shoferët e automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Deri tani këngëtarja nuk ka reaguar ende rreth ngjarjes, por duket se fatmirësisht ka kaluar lehtë.