VETËVRASJA E yllit të CNN, reagim me dhimbje nga adhuruesit e tij - AlpeGossip
VETËVRASJA E yllit të CNN, reagim me dhimbje nga adhuruesit e tij

VETËVRASJA E yllit të CNN, reagim me dhimbje nga adhuruesit e tij

Adhurues nga e gjithë bota kanë reaguar me dhimbje ndaj lajmit të ndarjes nga jeta të personazhit të njohur televiziv amerikan, Anthony Bourdain.

61-vjeçari Bordain kuzhinier i famshëm, ishte drejtuesi i emisionit që shfaqet në rrjetin televiziv CNN “Parts Unknoën”, fokusuar tek ushqimi, udhëtimet dhe zhvillimet social-politike në pjesë të ndryshme të botës.

Ai u gjet i vetëvarur në një dhomë hoteli në Francë, në Strasburg, ku ndodhej për të kryer xhirime për një nga episodet e radhës së emisionit të tij. Shikuesit e vlerësonin prekjen njerëzore të emisioneve të tij.

“Unë nuk jam ekspert i Lindjes së Mesme. Nuk jam ekspert i situatës në Afrikë. Nuk jam ndonjë njohës i jashtëzakonshëm i politikës së jashtme. Por unë shoh në këto vende disa gjëra që gazetarët nuk i shohin. Nëse ne mund të luajmë një rol, ai është t’i vendosim një fytyre njerëzve për të cilët ndryshe nuk do të ishte parë apo dëgjuar kurrë asgjë”, pat thënë për revistën ‘Fast Company’ në 2014.

Kjo është vetëvrasja e dytë brenda një javë e një personazhi tejet popullor në SHBA. Vdekja e Anthony Bourdain vjen vetëm tre ditë pasi stilistja amerikane Kate Spade, e cila ndërtoi një perandori të modës me markën e saj, u gjet gjithashtu e vetëvarur në apartamentin e saj në Nju Jorku.

Vetëvrasja në 2016-ten ishte një nga tre shkaqet kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, së bashku me sëmundjen e Alzheimerit dhe vdekjet nga mbidoza, në rastet e përdorimit të drogës.