Një muaj pas lindjes/ Çfarë veshi Kate Middleton për MARTESËN e Princit Harry me Meghan Markle (FOTO) – AlpeGossip
Një muaj pas lindjes/ Çfarë veshi Kate Middleton për MARTESËN e Princit Harry me Meghan Markle (FOTO)

Një muaj pas lindjes/ Çfarë veshi Kate Middleton për MARTESËN e Princit Harry me Meghan Markle (FOTO)

Ka kaluar më pak se një muaj, që kur Kate Middleton dhe Princi William mirëpritën fëmijën e tyre të tretë, Princin Louis. Dhe sot Dukesha bëri daljen e saj në publik, për t’u bërë pjesë e ceremonisë martesore të Princit Harry me Meghan Markle.

Nëna e tre fëmijëve dukej në mënyrë të mrekullueshme me veshjen e bardhë dhe kapelën me të njëjtën ngjyrë me lule.

Pamja e saj është ndryshe nga ajo që kishte zgjedhur për martesën e motrës së saj Pippa, në majin e vitit të kaluar. Dukesha këtë herë u shfaq më shik dhe me një veshje më minimaliste, për të reflektuar fustanin Givechy të Meghan.

 

Burimi: Elle