Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” u diskutua në lidhje me festat që personazhet e njohur të ekranit organizojnë me rastin e ditëlindjes, duke marrë vëmendje të madhe në publik.
Më 8 maj kishte ditëlindjen fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti, i cili nuk dihet nëse ka organizuar festë apo jo. Ai thjesht postoi në “Instagram” një fotografi me tortë në duar dhe një tjetër kur ka qenë i vogël, duke i bashkëngjitur edhe disa fjalë zemre.
Ndërkohë moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, ngriti në studion e “Trotuar”, pyetjen nëse Xheneta Fetahu e ka uruar atë për ditëlindje.
“Po, e kam uruar”, u përgjigj ajo.
Pjesë nga biseda:
Pra keni një lloj respekti reciprok që ruani tani pas daljes nga reality show-t që keni qenë?
Më ka ndodhur ta shoh disa herë, mënyra se si më ka shikuar më vinte pak gjynah, jo për atë si person, po thjesht mos të frikësohet nga unë se s’kam për ti bërë ndonjë gjë. Thjesht e kam uruar për suksesin dhe kaq.
Nuk kishte diçka tjetër mes këtyre shikimeve që keni shkëmbyer?
Jo
A të ktheu përgjigje për urimin Gjesti?
Jo. Unë bëra atë timen, nuk shkruaj asnjëherë mesazh që të më kthehet. Thjesht atë që unë e ndjeva që të mos frikësohet se nuk e kam as inat e asgjë. Ne kemi patur momente edhe të mira, edhe të këqija.
Ndonjë takim më të gjatë që të komunikoni me njëri-tjetrin nuk keni patur?
Jo, nuk kemi pse me patur takim. Jetës nuk i dihet se çfarë ndodh, po për momentin nuk është momenti i duhur. Ai ka sukseset e veta, unë projektet e mia, thjesht vazhdojmë jetën tonë të ndarë.
E zëmë se Gjesti të fton për të qenë në ndonjë klip të tij, do pranoje?
Ta them sinqerisht dhe shpresoj të mos keqkuptohet, vetëm një këngë të Gjestit e dua shumë, është ajo ‘Katilja’. Nëse do kishte bërë një ‘Katile 2’ po, për këngë të tjera jo. Ja kam treguar edhe atij kur kemi qenë në Big që e kam një ngjarje me këngën e tij.
Me kë lidhet ngjarja? Me të vetë?
Me mua dhe me Gjestin, është jashtë Big-ut të Kosovës.