I THA I JEP MEND ME 5 VJEÇARE/ Eduart Ndocaj përballet live me Noizyn (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
I THA I  JEP MEND ME 5 VJEÇARE/ Eduart Ndocaj përballet live me Noizyn (FOTO+VIDEO)

I THA I JEP MEND ME 5 VJEÇARE/ Eduart Ndocaj përballet live me Noizyn (FOTO+VIDEO)

Muajin e kaluar Noizy tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një postim në rrjete sociale ku i bënte thirrje studentëve të mos influencohen nga partitë politike dhe se zgjidhja arrihet duke dialoguar.
Pas këtij postimi të reperit, Eduart Ndocaj reagoi me një video në Facebook ku shkruante: “Noizy i tallavasë me 5 vjeçare u jep mend mbi 10 mijë studentëve që s’kanë lekë për të mbaruar studimet dhe i bashkohet velinës dhe bandës së edvinit me paturpësinë më të madhe”.

Noizy nuk i ktheu përgjigje politikanit edhe pse ai e quajti këngëtar tallavaje me 5-vjeçare, por më në fund do të kemi një përballje të tyre nesër në “Xing me Ermalin”.

Në promon e emisionit, moderatori Ermal Mamaqi e pyet Ndocajn për Noizyn e më pas e merr reperin në telefon që të ballafaqohen live.

Na mbetet të presim deri nesër për të mësuar çfarë ka thënë Noizy.