EKSPERIENCA NË “DANCE WITH ME”/ Robert Berisha: Nuk do të jem i pranishëm… – AlpeGossip
EKSPERIENCA NË “DANCE WITH ME”/ Robert Berisha: Nuk do të jem i pranishëm…

EKSPERIENCA NË “DANCE WITH ME”/ Robert Berisha: Nuk do të jem i pranishëm…

Muzikanti Robert Berisha që është pjesë e kastit të personazheve të njohur në këtë edicion të spektaklit “Dance With Me” ka folur për këtë eksperiencë në një video live të bërë me fansat mëngjesin e të premtes.

Teksa udhëtonte drejt Tiranës për puntatën e parë të Dance-t që nis të hënën në TV Klan, 40-vjeçari ka deklaruar se ai nuk do të i pranishëm aq sa duhet në provat që artistët bëjnë gjatë javës për spektaklin, por vetëm 3 ditë në javë. “Kam gjëra më të rëndësishme siç është muzika sepse normal ajo është puna ime”, tha artisti në Instagram.

Gjithashtu ai shtoi se nuk ka ardhur ne spektakël për të fituar çmimin e parë, por thjesht dhe vetëm për ta provuar si eksperiencë. Tani na mbetet të shohim si do të paraqitet bashkëshorti i Nora Istrefit në garë e vallëzimit, një spektakël ku ka marr pjesë më herët edhe vet këngëtarja.