MOS PINI MË UJË PA E SHOQËRUAR ME KËTO FRUTA/ Përfitimet shëndetësore janë të habitshme – AlpeGossip
MOS PINI MË UJË PA E SHOQËRUAR ME KËTO FRUTA/ Përfitimet shëndetësore janë të habitshme

MOS PINI MË UJË PA E SHOQËRUAR ME KËTO FRUTA/ Përfitimet shëndetësore janë të habitshme

Të fusni disa nga frutat tuaja të preferuara në ujë nuk është vetëm e shijshme; është e shëndetshme. “Acqua Blend” shpjegon se uji me fruta ju jep lëndë ushqyese shtesë dhe antioksiduesit në fruta ndihmojnë në çlirimin e toksinave nga trupit juaj. Plus, Audrey Johns nga “Lose Ëeight”  vë në dukje se uji me fruta mund të ndihmojë trupin tuaj të rimëkëmbet më mirë pas një stërvitjeje dhe madje dhe t’ju japi energji.

Kështu që herën tjetër kur t’ju shkojë mëndja për një pije alkoolike ose për kafeinë, mendoni për përfitimet që mund t’ju japin frutat. Uji me fruta është super i ulët në kalori dhe i mbushur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese. Kur përpiqeni të jeni të shëndetshëm, qëndrimi i hidratuar është një nga aspektet më të rëndësishme, prandaj bëni para me ujë disa fruta dhe thithni këto pije të shijshme gjatë gjithë ditës.

Përfitimet e ujit me fruta sipas Acqua Blend dhe Lose Weight

– Përmirëson gjendjen shpirtërore

– Ju mban të hidratuar

– Nxit metabolizmin

– Ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme

– Qetëson problemet e stomakut (uji me agrume dhe nenexhik)

– Heq toksina nga sistemi juaj

– Zvogëlon lodhjen e muskujve gjatë kohës që jeni duke punuar

-Ju jep energji

1. Ujë me agrume dhe kastravec: Kjo pije me fruta të freskët do t’ju japë energji, do të nxisë metabolizmin dhe do të zgjidh problemet me stomaku juaj. E mbushur me kastravec, qitro dhe nenexhik të freskët, kjo pije do t’ju mbajë gjithashtu të hidratuar dhe me energji.

2. Luleshtrydhe, agrume,  kanelle: Për të frenuar dëshirat për ëmbëlsirat,  “Blogilates Designs” sugjeron këtë lëng . Kanella menaxhon nivelet e sheqerit tuaj në gjak dhe kënaq dëshirat tuaja, dhe luleshtrydhet janë të mbushura me antioksidantë.

3.Ujë portokall , boronicë: Boronicat janë të mbushura me antioksidantë dhe fibra dhe madje thuhet se ndihmojnë në reduktimin e shanseve të zhvillimit të infeksionit të traktit urinar .