VIDEO SHOKUESE/ Aktori kap prej fyti dhe përplas në tokë një fanse – AlpeGossip
VIDEO SHOKUESE/ Aktori kap prej fyti dhe përplas në tokë një fanse

VIDEO SHOKUESE/ Aktori kap prej fyti dhe përplas në tokë një fanse

Një video shokuese e aktorit Ezra Miller po qarkullon kudo në internet. Videoja – e cila mendohet se është filmuar më 1 prill – u shpërnda fillimisht në Reddit duke pretenduar se aktori hedh në tokë një fanse.

Fillimisht, njerëzit u hutuan dhe menduan se ishte një video e nxjerrë nga konteksti. Më vonë, burime për Variety pranë barit në Islandë ku ndodhi incidenti konfirmuan se bëhej fjalë për “një grindje serioze” dhe personi në foto ishte Ezra.

Videoja zgjat vetëm 15 sekonda dhe aktori dëgjohet të thotë “Oh, dëshiron të zihesh? Kjo është ajo që do të bësh?” para se ta kapë fansen prej fyti dhe ta rrëzojë në tokë. Personi që filmon thotë “Whoaa, bro. Bro” dhe më pas kamera fiket.

Videoja shokuese: Aktori kap prej fyti dhe përplas në tokë

Sipas Chicago Tribune, një tjetër burim pranë incidentit, “Ezra u përball me një grup fansash të zjarrtë”. Gjërat mes tyre duket se u përshkallëzuan dhe Ezra humbi durimin.

Në internet, njerëzit po kërkojnë qe aktori të anulohet pasi cilado qoftë arsyeja, asnjë fans nuk meriton të trajtohet me dhunë.

Ezra nuk e ka komentuar videon shokuese.