MARTOHET JONIDA DHE BESNIKU/ Në dasëm lind një çift i ri (VIDEO) – AlpeGossip
MARTOHET JONIDA DHE BESNIKU/ Në dasëm lind një çift i ri (VIDEO)

MARTOHET JONIDA DHE BESNIKU/ Në dasëm lind një çift i ri (VIDEO)

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë që prej mbrëmjes së djeshme qendra e vëmendjes me dasmën e tyre madhështore, me shumë të ftuar VIP, me super atmosferë, muzikë, kërcime, lojra.

Jonida dhe Besniku kishin menduar që të organizonin një lojë ku njëra nga vajzat beqare duhet të kapte buqetën me lule ndërsa njëri nga djemtë beqarë llastikun që vendoset në këmbë.

Buqetën me lule e kapi mikesha e Jonidës, aktorja Olta Daku ndërsa llastikun e kapi vëllai i Besnikut.

Ky i fundit i vendosi llastikun në këmbë Oltës dhe krejt papritur të dy u puthën duke i habitur të gjithë e duke shkaktuar të qeshura. Ndiqeni këtë moment në videon e mëposhtme.