JO MË VETËM PËR NË ZYRË! Veshja që VIP-et tona na mësuan se mund ta përdorim kudo (FOTO) – AlpeGossip
JO MË VETËM PËR NË ZYRË! Veshja që VIP-et tona na mësuan se mund ta përdorim kudo (FOTO)

JO MË VETËM PËR NË ZYRË! Veshja që VIP-et tona na mësuan se mund ta përdorim kudo (FOTO)

Në sezonet e kaluara dizenjuesit kanë ofruar shumë trende që sa më shumë kohë kalon na bëjnë të kuptojmë se kostumet serioze nuk janë vetëm për raste formale dhe ambiente zyrash. Patjetër, ju akoma mund të zgjidhni të vishni një kostum për të shkuar në punë por tani mund të gjeni dhe opsione të tjera që këtë veshje të mund ta përdorni në shumë raste të ndryshme.

Këto kostume tani vijnë në forma dhe ngjyra nga më të larmishmet. Mund të gjeni kostum që përfshin fund, pantallona të shkurta ose të gjata, të përshtatshme për verë dhe për dimër. Këtë sezon, ajo çfarë kemi hasur më shumë dhe në botën e modës por dhe tek VIP-et tona janë kostumet serioze me xhaketë dhe pantallona të gjata.

Edhe tani në temperatura të ngrohta, VIP-et tona kanë zgjedhur të përdorin kostumin klasik. Xhaketë me mëngë dhe pantallona të gjata.

Zakonisht në vitet më parë këto kostume preferoheshin të kombinoheshin me një këmishë ose bluzë por diçka këtë sezon ka ndryshuar. E përbashkëta mes VIP-eve tona përsa i përket kësaj veshje është se të gjitha kanë preferuar që kostumin mos ta shoqërojnë me asgjë posht, pra pa bluzë ose kanatiere, trend që është ndryshe nga mënyra klasike si jemi mësuar ti shohim këto kostume.

Kostumet e këtij lloji tashmë mund të  kombinohen e të vishen për raste të ndryshme. Mund ti përdorni për tu dukur klas, serioze, ose sportive. Keni mundësinë ti shoqëroni me taka ose atlete dhe patjetër me aksesorët e duhur që i përshtaten rastit. Pra është një zgjidhje e lehtë nëse synoni të dukeni bukur dhe fashion në të njejtën kohë.

Për të patur një ide më tepër se si mund ti vishni këto kostume ne do t’ju paraqesim disa foto të VIP-eve tona që na kanë mbetur gjatë në mendje.

Ariana Fejzullahu

Bora Zemani

Dhurata Dora

Dua Lipa

Kejvina Kthella

Rita Ora

Ilda Bejleri

Nora Istrefi

Lori Hoxha

Tuna Sejdi

Kejvina Kthella

Sara Hoxha

/AlpeGossip.al