UNAZA DIAMANT NA "FIKSOI"/ Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha gati për martesë - AlpeGossip
UNAZA DIAMANT NA “FIKSOI”/ Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha gati për martesë

UNAZA DIAMANT NA “FIKSOI”/ Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha gati për martesë

Pas 15 vitesh martesë, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha do të  bëjnë dasmë.

Lajmin e bukur këngëtarja ka disa kohë që e ka ndarë me publikun dhe ka treguar se çdo gjë do të jetë madhështore.

Ajo nuk zbuloi një periudhë se kur, megjithatë me foton e fundit që ka hedhur në Instastory, kuptohet se dasma është shumë afër.

Rezarta ka publikuar një foto të duarve dhe ne na mbetën sytë tek unaza.

Në gishtin e saj, Rezarta  mban një unazë diamanti plot shkëlqim që nuk duam ta mendojmë se sa mund të ketë kushtuar!

“Po përgjithmonë! Të Dua. Atmosferë dasme”, shkruan Rezarta.

Kujtojmë se pas daljes nga burgu, Ermali i propozoi Rezartës në Dubai dhe çdo gjë dukej magjike.

Nga martesa disavjeçare ata kanë një vajza 6-vjeçe të quajtur Hera dhe tani janë më të lumtur se kurrë.