Pak ditë më parë, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, njoftoi se është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Diell. Ditën e sotme Arbana është shfaqur duke bërë shëtitje me Diellin, nga liqeni i Tiranës.
Arbana shihet me karrocën e bebit, ku ndodhej Dielli, ndërsa pas fotos mahnitëse fshihet partneri i saj Eduart Grishaj.
“Përfitimet e të paturit një artist në familje. Bën foto të bukura lehtësisht!“, shkruan ajo.