NXORRI NË NOMINIM TANIN/ Olta-Valbonës: Je super lojtare, i hoqe shokun e ngushtë Luizit – AlpeGossip
NXORRI NË NOMINIM TANIN/ Olta-Valbonës: Je super lojtare, i hoqe shokun e ngushtë Luizit

NXORRI NË NOMINIM TANIN/ Olta-Valbonës: Je super lojtare, i hoqe shokun e ngushtë Luizit

Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme banorët kanë biseduar në lidhje me zinxhirin e shpëtimit dhe nominim e papritur që bëri Valbona Mema.

Ishte kjo e fundit që nisi zinxhirin dhe tha emrin e Kiara Titos e në fund ngelën Dea Mishel, Krist Aliaj dhe Olta Gixhari.

Por Valbona kishte dhe një detyre tjetër, ose do të zëvendësonte dy nga banorët në nominim me dy të tjerë, ose këtyre të treve do u shtonte dy të tjerë. E këngëtarja e njohur zgjodhi të shtonte dy banorë të tjerë që janë Tan Brahimi dhe Armaldo Kllogjeri.

Për këtë të fundit edhe pritej, por për Tanin u habitën të gjithë pasi ai një natë më parë kishte kërkuar të dilte pikërisht se ishte ndjerë keq kur Valbona qanta dhe ai nuk kishte reaguar.

Lidhur me këtë Luiz Ejlli u tha banorëve mbrëmë se ai tha shyqyr që e shpëtoi Tanin përmes zinxhirit, por ai sërish është në nominim nga Bona.

Pasi Luizi largohet nga tavolina, Valbona thotë: “Unë kam thënë që nuk jam lojtare” dhe Olta Gixhari ia pret menjëherë:

“Ti je super lojtare me këtë lëvizje që ke bërë sot, le ça thotë Luizi. I hoqe shokun e ngushtë, kaq”.