“MË KE TURPËRUAR”/ Tani i ‘kërkon’ llogari Valbonës për nominimin: Do dalësh keq në publik se e dinë… – AlpeGossip
“MË KE TURPËRUAR”/ Tani i ‘kërkon’ llogari Valbonës për nominimin: Do dalësh keq në publik se e dinë…

“MË KE TURPËRUAR”/ Tani i ‘kërkon’ llogari Valbonës për nominimin: Do dalësh keq në publik se e dinë…

Si lidere e shtëpisë së “Big Brother VIP2”, Valbona Mema kishte dy avantazhe në lojë gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme. Ajo fillimisht nisi zinxhirin e shpëtimit dhe pasi dolën kush ishte në nominim, kishte dhe një detyrë tjetër.

Krist Aliaj, Dea Mishel dhe Olta Gixharin ishin banorët që ngelën të fundit nga zinxhiri i shpëtimit dhe si pasojë ishin në nominim. Por këngëtarja e njohur kishte dy mundësi të tjera, ose të zëvendësonte dy banorë me dy emra të tjerë apo të shtonte dy banorë të tjerë në nominim.

Ajo zgjodhi të shtonte dy të tjerë dhe tha emrat e Armaldo Kllogjerit dhe Tan Brahimit. Ky i fundit e ka pyetur Bonën pas përfundimit të spektaklit e pyeti se si e nominoi dhe përgjigja e këngëtares do iu habisë.

Pjesë nga biseda:

Tani: Si më nominove moj Bona?

Valbona: Duhet të më thuash faleminderit

Tani: Po për ça?

Valbona: Ça nderi të kam bërë

Tani: Mua?

Valbona: Akoma nuk e ke kuptuar, do e kuptosh të shtunën

Tani: Jo, jo. Mua më ke turpëruar sepse i bie që unë me dalë pa bërë asgjë këtu

Valbona: Ti do dalësh?

Tani: Po

Valbona: Ti do jesh deri në fund

Tani: Dal të shtunën

Valbona: Unë nuk mund të flas më shumë, të them që je lojtar shumë i fortë dhe i mirë

Tani: Po jo moj Bona ça i fortë, unë fle 18 orë

Valbona: Rri i qetë. Secili nga ne siç ka hyrë, do dali. Mbas teje do dal unë, do dalim të gjithë

Tani: Humb pikë edhe te publiku se e dinë se të dua shumë

Valbona: Edhe unë se të dua fort ty, ti akoma nuk po e kupton, megjithatë nuk po flas më shumë

Tani: Mua më kapi paniku për vete, nuk e dija kë me shpëtuar.