NË PRITJE TË ËMBËL/ Klea, Alba dhe Sara zbulojnë nepsin e shtatzënisë (FOTOT) – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Klea, Alba dhe Sara zbulojnë nepsin e shtatzënisë (FOTOT)

NË PRITJE TË ËMBËL/ Klea, Alba dhe Sara zbulojnë nepsin e shtatzënisë (FOTOT)

Shumë lajme të ëmbla na kanë ardhur së fundmi nga vajzat e showbizit dhe mes tyre janë Klea Huta, Alba Çobaj dhe Sara Karaj. Të treja janë shtatzënë për herë të parë dhe po e shijojnë plot emocion këtë ndjenjë të bukur. Gjatë kësaj kohe vajzat na kanë zbuluar edhe detaje rreth shtatzënisë së tyre, siç është nepsi i shtatzënisë. Të treja vajzat kanë treguar se gjatë shtatzënisë kanë patur neps për të ëmbla.

Së fundmi Klea postoi një foto ku shfaqej me kavanozin e reccelit në dorë duke treguar kështu se gjatë kësaj kohe ka patur neps për të ëmbla.

Gjithashtu edhe Alba Çobaj postoi një foto ku shfaqej duke ngrënë akullore. Moderatorja ka treguar se gjatë kësaj kohe ka konsumuar gjithçka që ka dashur dhe ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me ushqimin.

Sara Karaj në videon e saj të fundit në Youtube zbuloi se këtë kohë i shkon neps për ëmbëlsira të tharta. Madje Sara realizoi një makeup look me ngjyrat që kanë këto ëmbëlsira.