PARA LINDJES SË VAJZËS/ Khloe kishte një fiksim që e tregoi tani: Doja kaq keq…(FOTO) – AlpeGossip
PARA LINDJES SË VAJZËS/ Khloe kishte një fiksim që e tregoi tani: Doja kaq keq…(FOTO)

PARA LINDJES SË VAJZËS/ Khloe kishte një fiksim që e tregoi tani: Doja kaq keq…(FOTO)

Khloe Kardashian tani është një nënë e lumtur sepse solli në jetë bebushen True Thompson, por së fundmi ajo i është hapur fansave duke i treguar atë që s’e kishte thënë kurrë më parë. Khloe ka dashur shumë të kishte një djalë. Dhe e donte vërtetë shumë!

Arsyeja? Marrëdhënia e veçantë që ka me djalin e madh të Kourtney-it, Mason Disick dhe gjithnjë ka menduar që është mama e prerë për djem.

“Doja kaq keq të kisha një djalë sepse unë dhe Mason jemi shumë të afërt. Kemi një marrëdhënie fantastike. Ndihesha shumë mirë me idenë që mund të kisha një djalë, por Zoti më bekoi me një vogëlushe dhe s’do të dija çfarë të bëja me një djalë.

Ajo më ka bërë më të ëmbël dhe më të mirë. Zoti të jep atë që ke nevojë! Ajo është shoqja ime më e mirë!”- shkruan Khloe në Twitter.

Kaq është dashur dhe fansat e kthyen ‘sekretin’ e Khloe-s në çështje diskutimi.

Disa ishin të mendimit që djemtë janë shumë herë më pak dramatikë se vajzat, por ylli i familjes Kardashian iu përgjigj duke thënë se burrat janë shumë më bebe se vajzat dhe asgjë nuk e surprizon më!