I LANI SHPESH FLOKËT E YNDYRSHËM? Kjo është zgjidhja ideale për ju – AlpeGossip
I LANI SHPESH FLOKËT E YNDYRSHËM? Kjo është zgjidhja ideale për ju

I LANI SHPESH FLOKËT E YNDYRSHËM? Kjo është zgjidhja ideale për ju

Disa prej nesh nuk lënë as edhe një ditë pa larë flokët dhe disa të tjerë (zakonisht jo ata me flokë të yndyrshëm), mund ta kalojnë javën edhe duke i larë flokët një ose dy herë.

Ndonëse mund të duket se larja e flokëve ditë pas dite po e ndihmon atë të mbetet i pastër dhe i shëndetshëm, në fakt është e kundërta. Larja e shpeshtë mund t’i bëjë flokët të duken më mirë në një periudhë afatshkurtër, por dëmtimi po ndodh ngadalë.

Disa shenja se e keni tepruar me larjen e flokëve, janë këto:

1. Vini re rënie të flokëve më shumë se zakonsht.

2. Shihni se keni shumë maja të djegura, edhe pse i prisni flokët rregullisht.

3. Flokët sa vjen e duken më të yndyrshëm.

4. Kanë më pak shkëlqim.

5. Ngjyra (boja) juaj e flokëve zbehet shpejt.

6. Flokët tuaj ngatërrohen lehtë.

Në rregull, kuptuat se i keni larë flokët më shpesh se ç’duhet, por çfarë të bëni tani? Ja disa zgjidhje:

– Përpiquni të mos i lani flokët çdo ditë, por në ditët që i lani fokusohuni më shumë tek skalpi sesa tek gjatësia e flokëve, sepse aty është yndyra.

– Vendoseni balsamin vetëm në fundet e flokut dhe mos e teproni me sasinë e aplikuar, pasi shumë balsam mund t’jua tregojë flokun edhe më të yndyrshëm.

– Lëre flokun të thahet në mënyrë natyrale.

– Pastroni rregullisht krehërin e flokëve.

– Mos i prekni flokët gjatë gjithë kohës.

– Përdorni shampo të thatë, në ditët kur floku ka yndyrë, por ju s’doni ta tregoni.

– Planifikoni ditët e dushit me ditët e stërvitjes.

– Ngushëllohuni me faktin që floku i yndyrshëm është edhe më i shëndetshmi.

Burimi: Healthline, Bright Side