ÇFARË NDODHI? Einxhel publikon foton duke “shkelur” Monikën dhe i rikujton debatet e forta në “Big Brother VIP” – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Einxhel publikon foton duke “shkelur” Monikën dhe i rikujton debatet e forta në “Big Brother VIP”

ÇFARË NDODHI? Einxhel publikon foton duke “shkelur” Monikën dhe i rikujton debatet e forta në “Big Brother VIP”

Monika Lubonja dhe Einxhel Shkira janë dy nga banoret që kanë debatuar më së shumti me njëra-tjetrën kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”.

Mirëpo, duket se ato kanë zbatuar ‘teorinë’ se ”Çfarë ndodh në Big Brother mbetet në Big Brother” pas daljes dhe tashmë kanë marrëdhënie të mira. Einxhel ka qenë e ftuar në festën e ditëlindjes së 54-vjetorit të lindjes, duke treguar se tashmë janë bërë mikesha të mira.

Madje Einxhel ka ironizuar edhe situatat e tyre në reality-shown e famshëm. Ajo ka postuar një foto ku shihet duke shkelur Monikën teksa thotë: “Ëngjelli the?”. Ajo i referohet faktit që aktorja i thoshte përherë “Ëngjell” dhe jo “Einxhel”.

Dy ish-konkurrentet kanë debatuar shpesh me njëra-tjetrën. Debatet mes tyre kanë degraduar shpesh në fyerje me Einxhel që i ka thënë Monikës “Ti je grua 100 vjeçe” kurse Monika i është drejtuar “Ti vjen nga rruga”. Edhe ditët e fundit ato debatuar ashpër me njëra-tjetrën për shkak të debatit të Einxhel dhe Donaldit pas Monika mbajti anën e aktorit.

Për tu rikthyer te festa e ditëlindjes, kryefjala e dekorit të ambienteve ku aktorja ka organizuar festën ishin pikërisht bananet, të cilat ajo i ka përmendur shpesh edhe në formë batute në BBV. Por përveç bananeve, apo të ftuarve aktorja ka përfshirë edhe detaje të tjera nga eksperienca e saj në format, në festën e ditëlindjes, si për shembull “Bakllava, kadaif dhe Monika”.