Nuk kanë qenë të pakta skandalet në qeverinë Rama 1 e 2, të cilat kanë përfshirë më së shumti femrat që punojnë në institucione të ndryshme. Nuk duhet të harrojmë se sa të shumta në numër janë rastet e denoncimeve të policeve femra, të cilat janë kapur nga vetë qytetarët në shkelje flagrante të ligjit.
Dhe një rast i tillë është denoncuar edhe sot, por këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë punonjëse të ministrisë së Brendshme, por të bashkisë së Tiranës.
Vajza, me rastin e së cilës do t’ju njohim më poshtë, është nga Erseka dhe punon në bashkinë e Tiranës.
Fillimisht ajo është aktivizuar në strukturat e Partisë Socialiste dhe më pas ka arritur të zejë një vend pune dhe të fotografohet herë pas herë me eksponentë të majtë.
Erinda Xhelili sëfundmi, në shenjë krenarie, apo edhe thjesht si një “person që i ka marrë koka erë”, ka publikuar në Instagramin e saj një video ku duke bërë shaka, i drejton pistoletën në kokë një personi mashkull.
Bashkë me të në makinë është edhe një vajzë tjetër, e cila drejton, ndërsa Erinda, punonjëse e bashkisë Tiranë, “hapet” duke ndenjur pas e duke “dhënë urdhra”.
A është e hijshme që një veprim i tillë të shpërfaqet në rrjetet sociale, e aq më tepër, nga një person që pretendon se punon në bashkinë e kryeqytetit?