Ish-banorja e “BBA” bëhet pjesë e “TV Klan”/ Do të moderojë programin më të ri në këtë ekran (FOTO) – AlpeGossip
Ish-banorja e “BBA” bëhet pjesë e “TV Klan”/ Do të moderojë programin më të ri në këtë ekran (FOTO)

Ish-banorja e “BBA” bëhet pjesë e “TV Klan”/ Do të moderojë programin më të ri në këtë ekran (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother”, Alba Çobaj prej kohësh është përfolur se do të bëhet pjesë e ekranit të “Tv Klan”, mirëpo deri më tani nuk ishte konfirmuar asnjë gjë.

Disa kohë më parë u përfol se programi i Albës në fillim i ishte besuar Jonida Shehut, por shumë shpejt këta zëra u shuan pasi u zbulua se Jonida Shehu do të rikthehet në ekranin e “Top Cahnnel”.

Mirëpo tashmë është zyrtare se Albën do ta shohim në ekranin e “Tv Klan”, pasi në promon e programeve që do të transmetohen me nisjen e sezonit të ri në këtë televizion, shihet edhe imazhi i Albës.

Ish-banorja e “Big Borther”, e cila së fundmi ka moderuar emisionin “Ditë për ditë” në “InTV”, tashmë do t’i bashkohet ekranit të “Tv Klan” në një program të ri që do të transmetohet pas emisionit “Aldo Morning Show”.

Ende nuk janë zbuluar detaje nga programi i ri që do të nis në “Tv Klan”, por tashmë dihet që ai do të drejtohet nga Alba Çobaj.