“ZEMRËN E KAM PLAGË”/ Humbi njerëzit e dashur nga tërmeti, Evi Reçi na përloti me fjalët plot dhimbje (FOTO) – AlpeGossip
“ZEMRËN E KAM PLAGË”/ Humbi njerëzit e dashur nga tërmeti, Evi Reçi na përloti me fjalët plot dhimbje (FOTO)

“ZEMRËN E KAM PLAGË”/ Humbi njerëzit e dashur nga tërmeti, Evi Reçi na përloti me fjalët plot dhimbje (FOTO)

Tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, rrënjosi dhimbjen në zemrat e njerëzve, pasi la pas shumë viktima. Këngëtarja e njohur Evi Reçi, u përball me humbjen e familjes së xhaxhait, e cila fatkeqësisht u shua nën rrënoja. Xhaxhai i saj Eduard Reçi bashkë me të shoqen, Dolorën dhe dy fëmijët Kristi dhe Klaus, u nxorrën të pajetë nga një pallat 6 katësh i shembur në Durrës.

Përpos familjes së xhaxhait, Evi ka humbur dhe mikeshën e saj. Bëhet fjalë për piktoren Diene Karanxhaj, e cila fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot katastrofës natyre, bashkë me të bijën 8 vjecare, Esielën.

Fjalët kurrë nuk do ishin të mjaftueshme për të shpjeguar dhimbjen që shpirti ndjen në të tilla situata, e megjithatë Evi e ka gjetur forcën brenda vetes për t’iu dedikuar disa fjalë të ndjera.
“Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke nje pse e madhe, nje boshllek i madh.. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte”, ka shkruar Evi.