Ilir Shaqiri nostalgjik, kujton kohën kur kërcente së bashku me Kledi Kadiun në “Amici” – AlpeGossip
Ilir Shaqiri nostalgjik, kujton kohën kur kërcente së bashku me Kledi Kadiun në “Amici”

Ilir Shaqiri nostalgjik, kujton kohën kur kërcente së bashku me Kledi Kadiun në “Amici”

‘Amici di Maria De Filippi’ ka shërbyer si një trampolinë drejt botës së televizionit italian për një pjesë të mirë të artistëve shqiptarë. Mund të përmendim këtu Anbeta Toromani, Ilir Shaqiri, Kledi Kadiu, Leon Cino, Klajdi Selimi, Klaudia Pepa e shumë të tjerë. Ka qenë ndër të parët programe që hapi dyert për balerinët shqiptarë, të cilët në vitet e tranzicionit e gjenin veten të përbuzur nga fqinjët e Shqipërisë, për shkak të paragjykimeve që ekzistonin. Shumë herë Ilir Shaqiri dhe Kledi Kadiu në intervista të ndryshme kanë shprehur mirënjohjen dhe respektin e tyre për Maria De Filippin, figurën kryesore të televizionit italian që i ka mbështetur në çdo hap.

Iliri dhe Kledi kanë qenë edhe ndër të parët balerinët profesionistë që kanë kërcyer në disa nga edicionet e ‘Amici’. Ilir Shaqiri nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ka sjellë në kujtesë një pjesë të rrugëtimit në ‘Amici’, së bashku me Kledi Kadiun. Ai ka publikuar dy video, në të cilat dy balerinët shqiptarë shihen duke kërcyer krah njëri-tjetrit dhe madje Ilir Shaqiri e ka cilësur si një ndër koreografitë më të mira.