TËRMETI TRAGJIK/ “Daily Mail” shkruan për ndihmat që po japin Bebe Rexha dhe Rita Ora – AlpeGossip
TËRMETI TRAGJIK/ “Daily Mail” shkruan për ndihmat që po japin Bebe Rexha dhe Rita Ora

TËRMETI TRAGJIK/ “Daily Mail” shkruan për ndihmat që po japin Bebe Rexha dhe Rita Ora

Gazeta e përditshme britanike “Daily Mail”, ka shkruar një artikull për ndihmat që dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e Rita Ora, po bëjnë për të prekurit nga tërmetet në shtetin e Shqipërisë.

“Daily Mail”, ka shkruar për mobilizimin e dy artisteve shqiptare, ndersa ka treguar edhe detaje rreth tërmeteve të fuqishme që goditën Shqipërinë, ku si pasojë e tyre vdiqën 49 persona.

“Rita dhe Bebe, të cilat kanë prindërit shqiptar, u shfaqen të merakosura në Instagram, duke u drejtuar mesazhe të prekurve nga tërmeti, si dhe i lutën ndjekësit e tyre të dhurojnë para për fushatat që nisën”, thuhet në artikullin e të famshmes britanike.

Më tutje, bëhet e ditur që Rita ka zgjedhur të rindërtojë një shtëpi në Tiranë, ndërsa Bebe Rexha do të udhëtojë për në Shqipëri për të ndihmuar nga afër të prekurit e tërmeteve.