TËRMETI/ Bebe Rexha ndihmon të prekurit, synon të mbledhë 100 mijë dollarë (FOTO) – AlpeGossip
TËRMETI/ Bebe Rexha ndihmon të prekurit, synon të mbledhë 100 mijë dollarë (FOTO)

TËRMETI/ Bebe Rexha ndihmon të prekurit, synon të mbledhë 100 mijë dollarë (FOTO)

Bebe Rexha është një nga artistet e shumta që po japin kontributin e tyre për përkrahjen e Shqipërisë në këto ditë të vështira.

Ajo ka konfirmuar se shumë shpejt do udhëtojë vetë në Shqipëri për të ndihmuar familjet e prekurve nga tërmeti.

Këngëtarja me prejardhje nga Dibra ka krijuar edhe një fondacion ‘Gofundme’ ku deri më tani janë arritur mbi 58 mijë dollarë, por që synon të arrijë 100 mijë dollarë.

“Synojmë në 100.000 dollarë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë dhuruar. Dhuroni këtu“, ka shkruar Bebe Rexha në postim.