A përkthehet paraja në lumturi dhe pse nuk jemi më të lumtur sesa gjyshërit tanë? – AlpeGossip
A përkthehet paraja në lumturi dhe pse nuk jemi më të lumtur sesa gjyshërit tanë?

A përkthehet paraja në lumturi dhe pse nuk jemi më të lumtur sesa gjyshërit tanë?

hkencëtarët shpjegojnë se pse të kesh më shumë para nuk përkthehet në lumturi më të madhe…

Gjatë 50 viteve të fundit, rritja e përgjithshme ekonomike afatgjate është parë dhe cilësia e jetës është rritur ndjeshëm në vendet e zhvilluara.

Por, pse nuk jemi më të lumtur sesa gjyshërit tanë?

Për t’iu përgjigjur pyetjes, Universiteti i Stirling në Mbretërinë e bashkuar ka kryer një studim, të udhëhequr nga Dr. Christopher Boyce i Qendrës për shkencat e sjelljes në të njëjtin universitet, ku janë analizuar informatat nga 50.000 njerëz në Gjermani dhe Britani të Madhe të mbledhur për 9 vjet.

Pas shqyrtimit të të dhënave nga Paneli gjerman Social-Ekonomik në mes të viteve 2001 dhe 2009, u gjet se arsyeja pse nivelet e lumturisë nuk janë rritur së bashku me rritjen e të ardhurave është se njerëzit vrasin mendjen kur humbasin paratë, se sa për të fituar lumturi.

Hulumtimi, i botuar në revistën shkencore “Psychological Science”, ndihmon në shpjegimin e përqendrimit të riskut tek investitorët; Rënia e përkohshme në të ardhura ka një ndikim më të madh në ndjenjën e kënaqësisë sesa fitimet me të njëjtën madhësi.

Rezultatet sugjerojnë që me qëllim të rritjes së mirëqenies individuale dhe shoqërore, stabiliteti ekonomik është i preferuar për rritjen më të madhe ekonomike me rrezik dhe luhatshmëri më të madhe.