Ky është një moment emocionues kur vajza kërcen në dasmën e saj me babain e sëmurë. 24-vjeçarja Vanessa Wickham nuk do të ishte më e lumtur se kaq, që në ditën e martesës të kërcente me të atin 65-vjeçar, Lew Johnston. 65-vjeçari ishte diagnostikuar 20 vite më parë me sëmundjen pulmonare kronike që i pengon qarkullimin e ajrit në mushkëri, ndërsa tani ka nevojë për oksigjen 24 orë në ditë që të qëndrojë në jetë.
Vendi ku ishte caktuar për t’u zhvilluar dasma e çiftit, ndodhej 4 mijë metra mbi nivelin e detit, çka e bënte të pamundur për 65-vjeçarin. Për shkak të lartësisë, mjekët e paralajmëruan se mund t’i bllokoheshin mushkëritë.
Megjithatë, Lew nuk mund të mungonte në dasmën e vajzës së tij dhe vendosi që të shkonte. Vanessa ishte tepër e lumtur kur pa të atin të qëndronte përpara saj dhe të dy patën mundësinë të vallëzonin së
bashku