“JEMI KOMB LASHTË, KEMI…”/ Nëna e Rita Orës reagon pas videos virale të Beatrix Ramosajt – AlpeGossip
“JEMI KOMB  LASHTË, KEMI…”/ Nëna e Rita Orës reagon pas videos virale të Beatrix Ramosajt

“JEMI KOMB LASHTË, KEMI…”/ Nëna e Rita Orës reagon pas videos virale të Beatrix Ramosajt

Videoja e Beatrix Ramosajt mbi bullizmin online që i është bërë këto muaj ka ndërgjegjësuar shumë njerëz dhe ka marrë mbështetjen e shumë figurave publike.

Mes të tjerëve mbështetje për të ka treguar edhe nëna e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera. Vera, e cila është psikologe me profesion dhe këshilluese e shëndetit mendor ka shpërndarë në Instastory videon e Beatrixës, duke shkruar: “Stop bullizimin, shëndeti mendor ka rëndësi”.

Ndërkohë, në një postim të dytë në të cilën Beatrix e ka falënderuar për përkrahjen duke thënë se kjo ka shumë rëndësi për të, nëna e yllit shqiptar u shpreh se si popull kemi tradita të forta dhe rini të bukur andaj bullizimi nuk vend tek ne. “Jemi komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur-hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit! Pavarësisht se kush është në pyetje bullizimi nuk ka vend në vendin tonë”, shkroi Vera.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Beatrix shprehej se ka qenë pjesë e showbizit që 15 vjeç por kurrë nuk është përmendur në skandale a debate online. Këngëtarja thoshte se këto tre muaj ajo, familja e saj dhe njerëzit që e kanë mbështetur kanë rënë ‘pre’ e sulmeve online dhe e bullizimit. Ajo shprehej se kishte vendosur të heshte por ka parë se presioni nuk ka mbaruar andaj vendosi të flasë. Në fund, Beatrix e mbylli videon duke deklaruar se çdo njeri që do e ofendojë apo i prishë imazhin në vijim do përballet me ligjin.