“UNË SI PRIND”/ Sarah Berisha bën postimin e dyshimtë pas zërave se është në pritje të ëmbël – AlpeGossip
“UNË SI PRIND”/ Sarah Berisha bën postimin e dyshimtë pas zërave se është në pritje të ëmbël

“UNË SI PRIND”/ Sarah Berisha bën postimin e dyshimtë pas zërave se është në pritje të ëmbël

Mes zërave të shumta që kanë qarkulluar këto kohë se ajo është shtatzënë, Sarah Berisha ka bërë së fundmi një postim që ka lënë jo pak vend për dyshime.

Blogerja ka shpërndarë një postim ku tregon një detaj për jetën prindërore të shumë njerëzve. “Unë si një prind”- shkruhet në postimin në fjalë ku shihen babai duke bërë foto me dy personmazhe të animuara teksa fëmija i shikon.

Sarah kështu ka nënvizuar edhe një herë karakterin e saj të çiltër dhe siç e ka thënë vet “do jetë gjithnjë një fëmijë”. Postimi i saj është komentuar jo pak në mediat sociale, por jo domosdoshmërisht duhet të jesh shtatzënë që të tregosh se si e mendon veten si prind.

Pak ditë më parë blogerja reagoi për herë të parë rreth këtyre aludimeve. Një faqe në Instagram kishte publikuar një foto nga ditëlindja e Monikës ku Sarah shkoi e veshur me një fustan totalisht rozë. “Sarah është në pritje të ëmbël“- shkruhej krah fotos.

Teksa e ka rishpërndarë në llogarinë e saj, blogerja shkruan me ironi: “Çun apo goc dini gjë ju?“, duke mohuar kështu se është shtatzënë.

Vetë Sarah tha pak javë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

“Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa.”-tha Sarah në një intervistë për ‘Prive’.

Pas daljes nga Big Brother VIP, blogerja dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Ata postojnë rrallë në rrjetet sociale foto a video së bashku dhe në intervista kanë thënë se tashmë është koha që ata të njohin njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut.