Sara dhe Ledioni janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes që në fillimet e lidhjes së tyre e vazhdojnë të jenë edhe sot që janë bërë prindër.
E ndonëse janë kaq shumë të dashur nga publiku, sërish çifti preferon mos të bëjnë shpesh dedikime në rrjete sociale, por vëmendjen e marrin më së shumti me komentet që i bëjnë njëri-tjetrit nëpër foto.
Ndërsa sot, Sara duke parë Ledionin teksa prezanton “The Voice kids”, i ka bërë atij një dedikim me pak fjalë, por që tregojnë shumë.
“Nuk po kërkoja për dashuri derisa të gjeta ty”, shkruan Sara në videon ku shfaqet Ledioni duke prezantuar.