PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Dj Dagz ndan videon e ëmbël me Einxhel: Ti je filmi ynë i preferuar – AlpeGossip
PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Dj Dagz ndan videon e ëmbël me Einxhel: Ti je filmi ynë i preferuar

PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Dj Dagz ndan videon e ëmbël me Einxhel: Ti je filmi ynë i preferuar

Pak ditë më parë, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja e famshme, lidhja e të cilëve filloi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, përfliteshin prej kohësh por vetëm së fundmi pranuan publikisht se do të bëhen me një fëmijë.

“Kur ëndrra bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë…Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti qëndron mbi re…Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh sepse e di që është momenti të të bekoj me dhuratën me hyjnore…

VIDEO

Kur thjeshtë një prekje dore kthehet në një prekje jete…dhe ne mezi presim të të prekim duart e tua të vogla”, shkroi Einxhel për bebushin që pritet të vijë në jetë. Së fundmi, Dj Dagz ka ndarë një video të ëmbël me Einxhel, ku shkruan: “Mund të të shikojmë për një jetë, ti je filmi ynë i preferuar”.