“NDIHEM SI 21 VJEÇ”/ Robert Berisha feston ditëlindjen dhe zbulon sekretin – AlpeGossip
“NDIHEM SI 21 VJEÇ”/ Robert Berisha feston ditëlindjen dhe zbulon sekretin

“NDIHEM SI 21 VJEÇ”/ Robert Berisha feston ditëlindjen dhe zbulon sekretin

Robert Berisha ka festuar ditëlindjen më 28 janar. Këngëtari ka mbushur 44 vjeç, por thotë se ndihet si një 21-vjeçar.

Në një intervistë për “Panorama plus”, Roberti shprehet se “mosha është thjesht një numër dhe robi plaket kur don vetë”.

“Mosha për mua është vetëm numër… Unë ndihem si 21- vjeçar. ”Robi plaket kur do vetë” është një këngë e vjetër dhe shumë e bukur”, tha këngëtari.

Ndër sekretet e rinisë, ai zbulon se përveç genit të mirë, mban regjim të rregullt dhe bën gjithmonë palestër.

Kujtojmë që Robert Berisha ishte i ftuar para ca ditësh në “Talk Love Story” ku nuk i shpëtoi protagonizmit me një skenë që u bë virale në rrjetet sociale kur shkëmbeu një puthje me konkurrenten Kleona.