KËNGA E BEATRIX DËGJOHET NË SHTËPI/ Einxhel nuk mban dot lotët (VIDEO) – AlpeGossip
KËNGA E BEATRIX DËGJOHET NË SHTËPI/ Einxhel nuk mban dot lotët (VIDEO)

KËNGA E BEATRIX DËGJOHET NË SHTËPI/ Einxhel nuk mban dot lotët (VIDEO)

“Faj” titullohet kënga më e re e Beatrix, të cilën e publikoi menjëherë pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” . Vetëm në tre ditë, kënga ka arritur të grumbullojë rreth 1.1 milionë klikime.

Por vetëm sot, kënga e Trixës është vendosur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku banorët janë emocionuar teksa dëgjonin zërin e këngëtares.Pas Donaldit, u vu re menjëherë edhe reagimi i Einxhel e cila po qëndronte ulur në oborr së bashku me Beniadën.

Einxhel nuk i ka mbajtur dot lotët teksa Beniada i afrohet menjëherë për ta mbështetur.

Ndërkohë, Monika e ka përshëndetur Trixën duke bërë simbolin e zemrën me duar.

Të gjithë banorët janë shfaqur mjaft emocional pasi kanë dëgjuar këngën e Trixës.

Kujtojmë që Beatrix u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP” teksa ndodhej në nominim me Donaldin dhe Einxhelin.

Më pas, ajo publikoi një shkrim të gjatë në Instagram, ku falënderonte mbështetësit e saj si dhe theksoi se do ta suportojë Donaldin deri në fund.

“Donaldin po e ndjek nga jashtë, E kam suportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe siç e thashë në sfidën e lajmeve, i qëndroj mendimit që ai duhet të fitoj BBV”, shkroi ndër të tjera Trixa.

VIDEO