Aventurë e hidhur për Hugh Grant.
Aktori denoncoi në rrjetet sociale vjedhjen e çantës dhe përmes “Twitter”-it bëri një apel: “Në rastin se dikush mund t’i njohë ata që thyen xhamin e makinës dhe kanë marrë çantën time, ju lutem, të paktën të më kthejnë skenarin.
Janë shumë javë me shënime dhe ide. Ndoshta dhe kartat e shëndetit të fëmijëve të mi”.
Ishin të shumtë ata që iu përgjigjën Grant, edhe me komente ironike. Ishin të shumtë ata që e këshillonin të kërkojë në “eBay” për të gjetur sendet e tij.
Një tjetër i kujtoi: “Në makinën tënde kanë ndodhur gjëra shumë të këqija”, duke iu referuar episodit të vitit 1995 kur u arrestua në Los Angeles me një prostitutë, me akuzën e akteve të pahijshme në vend publik