NUK E DINIM/ Ja si dukej Orinda Huta 21 vite më parë kur këndonte në “Pallatin e Pionerit” – AlpeGossip
NUK E DINIM/ Ja si dukej Orinda Huta 21 vite më parë kur këndonte në “Pallatin e Pionerit”

NUK E DINIM/ Ja si dukej Orinda Huta 21 vite më parë kur këndonte në “Pallatin e Pionerit”

Pakkush e dinte që rrugëtimi i Orinda Hutës në muzikë ka nisur shumë më herët sesa pjesëmarrja e saj në talent show-in e famshëm “Kërkohet një yll” apo tek “Kënga Magjike” me super hitin e saj “ Tani e di”.

Sot, Huta vendosi të kthehet vite pas, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga interpretimi i këngës  “S’kemi tre, po kemi katër”.

Veshur me një fustan ngjyrë rozë,  Orinda përveçse këndon përkrah Flavio Litos edhe interpreton tepër lozonjare, këngën me tekst të Agim Docit dhe muzikë të Ardit Gjebreas.

“Kemi nje problem me tekstin, s’dimë ç’themi. Po kanguri shkretë si ndjehet, gorilla, pataaaaa etj, etj”, shkruan Orinda përkrah videos së shkurtër. 

Kënga është interpretuar në vitin 1998, në “Pallatin e Pionerit”, pra 21 vite më parë.

Së fundmi është bërë e ditur se Orinda Huta do të jetë prezantuese e edicionit të 17 të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”.