Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj, po kalon pushimet në Shqipëri. Mbrëmë gjeti kohë të argëtohet në një nga klubet e Tiranës me shoqëri, teksa shkëlqente në një fund të lëkure të zi dhe kanatiere të thjeshtë të kuqe, ku dukej tejet seksi dhe tërheqëse.
Nuk dihet nëse Afërdita e ka bërë këtë kombinim nga stili apo shija e saj, por ngjyrat e veshjes sigurt pasi qëndrimi në Shqipëri nuk ka sesi të mos shoqërohet me ngjyrat identifikuese, kuq e zi.
Ajo jeton dhe punon në Amerikë, ndërsa këtë verë i dha fund beqarisë, duke u martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.