NË DITËN E TIJ TË LINDJES/ Capital T i blen vetes dhuratën marramendëse (FOTO) – AlpeGossip
NË DITËN E TIJ TË LINDJES/ Capital T i blen vetes dhuratën marramendëse (FOTO)

NË DITËN E TIJ TË LINDJES/ Capital T i blen vetes dhuratën marramendëse (FOTO)

Ditën e djeshme reperi i njohur shqiptar Capital T ka festuar ditën e tij të lindjes. Trimi ka publikuar vazhdimisht urimet që ka marrë nga fansat, familja dhe miqtë dhe ka lajmëruar që shumë shpejt do të sjellë dhe këngën e tij më të re që do jetën një dhuratë për gjithë fansat e tij.
Mirëpo, siç duket ai ka vendosur që t’i bëj pak qejfin vetes dhe për ditëlindje ka blerë një dhuratë marramendëse. Sipas disa fotove të siguruara nga ‘Gazeta Express’, reperi i famshëm shihet në një sallon makinash luksoze, ku thuhet se ka vendosur të blejë një makinë luksoze të tipit ‘Lamborghini’.

Çmimi i kësaj makine kap shifrat marramendëse, por siç duket për të është makina e ëndrrave dhe dita e tij e lindjes është ideale për ta blerë.