XHENSILA PERE RIKTHEHET NË EKRAN/ Ish-banorja e “Big Brother” sjell emisionin e ri (FOTO) – AlpeGossip
XHENSILA PERE RIKTHEHET NË EKRAN/ Ish-banorja e “Big Brother” sjell emisionin e ri (FOTO)

XHENSILA PERE RIKTHEHET NË EKRAN/ Ish-banorja e “Big Brother” sjell emisionin e ri (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Xhensila Pere , ndonëse u bënë shumë vite që nga pjesëmarrja e saJ në reality shown e njohur ka vazhduar të komentohet në media. Xhensila ka qenë e pranishme në media në intervista të ndryshme në revista dhe televizione dhe ka zbuluar shumë për jetën private.

Ish-banorja ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Indeksonline’ ku ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë me një emision televiziv. E pyetur nga gazetari së pse u largua nga stafi i ‘Miss Universe’ Xhensila ka treguar se po punon për një projekt tjetër.

“Largimi nga stafi i ‘Miss Universe’ ka ardhur si pasojë e një projekti televiziv që do të vijë së shpejti në ekran. Është një projekt që vjen nga unë dhe nga dikush tjetër që do t’ua lë surprizë. Do të kemi surpriza pa merak”, ka përfunduar ajo.