NUK DO E BESONI/ Për këtë fustan Dior Haute Couture u deshën 800 orë punë (FOTOT) – AlpeGossip
NUK DO E BESONI/ Për këtë fustan Dior Haute Couture u deshën 800 orë punë (FOTOT)

NUK DO E BESONI/ Për këtë fustan Dior Haute Couture u deshën 800 orë punë (FOTOT)

Maria Grazia Chiuri, dizajnerja italiane që shërben aktualisht si drejtoresha artistike e Dior, vendosi që për koleksionin Haute Couture Pranverë/Verë 2021 të kthehej pas në kohë. Ajo u frymëzua jo vetëm nga traditat e zodiakut, astrologjisë dhe letrat tarot, por edhe te fustani “Miss Dior” që debutoi në 1949-n.

Për këtë fustan Dior Haute Couture u deshën 800 orë

BARBARA MULLEN, 1949

Koleksioni u prezantua fillimisht përmes një videoje, Le Château du Tarot, realizuar nën kujdesin e regjisorit italian Matteo Garrone.

Dior njoftoi se për interpretimin e ri të fustanit Miss Dior, u krijua një ekip prej gjashtë personash, të cilët e përfunduan pas 800 orëve pune. Fustani përfshin qëndisjen “gold lamé rouleaux”, që është një metodë që realizon qëndisjen e luleve të vogla prej ari.

Për këtë fustan Dior Haute Couture u deshën 800 orë

Shtëpia e Modës publikoi edhe një video ku përshkruhet vizualisht gjithë procesi krijues i fustanit. Të gjitha lulet dhe detajet janë të qepura me dorë dhe të bashkëngjitura përmes një procesi delikat dhe të përpiktë.