“NDJEJ KEQARDHJE…”/ Libri i ri përplas Ermal Mamaqin dhe Flavio Qarrin: Po e agreson tonin, i kam humb lekët me trajnimet tuaja – AlpeGossip
“NDJEJ KEQARDHJE…”/ Libri i ri përplas Ermal Mamaqin dhe Flavio Qarrin: Po e agreson tonin, i kam humb lekët me trajnimet tuaja

“NDJEJ KEQARDHJE…”/ Libri i ri përplas Ermal Mamaqin dhe Flavio Qarrin: Po e agreson tonin, i kam humb lekët me trajnimet tuaja

“Në garë me veten” është libri i ri i aktorit të humorit Ermal Mamaqi, i cili ka sjellë një vorbull të madhe reagimesh në rrjet.

Teksa komentuesit janë ndarë në dy kampe mes atyre pro librit dhe kundër tij, ditën e sotme në ‘Shqipëria Live’ është diskutuar pikërisht për këtë temë.

Ndër të ftuarit kryesor ishte gazetari Flavio Qarri dhe autori Ermal Mamaqi.

Në përballjen mes të dyve ka patur një val kundërpërgjigjesh dhe deklaratash të forta.

“Ndjej një keqardhje per njerëzit si Flavio. Une e di që nuk je për keqardhje por ti nuk e di se çfarë je. Ajo që shpresoj unë ështëe që njerëzit që janë kundra atij libri të vijnë të flasin me mua pasi të kenë lexuar librin. Janë mbi 65 mijë të abunuar që marrin trajnime falas motivimi dhe asnjëherë nuk përdoret ndodnjë frazë pa cituar autorët.”- tha Mamaqi.

Ndërkohë që nuk ka munguar edhe përgjigja live nga studio e Flavios.

Flavio: Unë do të të kisha dashuruar nëse do e pranoje që lekët e i marr unë dhe jo Tony Robins.

Ermal Mamaqi: Nëse do të kisha mbetur tek tre mijë lekëshi i librit nuk do merresha me këtë dhe po, që ta dish, kjo gjë i shërben biznesit tim. Unë nuk e kam për detyrë këtë gjë. Problemi im që kam me ty dhe rracën tëndë është që …

Flavio Qarri: Ermal po e agreson tonin…Kam marr mundimin të dal ditën e ditëlindjes time me këmbe të ndrydhur për t’i qëndruar opinionit tim.

Ermal Mamaqi: Unë dhe Vasil Naçi për çfarë të kemi zhgënjyer?

Flavio Qarri: Kam ca lekë që i kam humbur me ato trajnimet tuaja, kam qenë i zhgënyer.