JA E VËRTETA PAS LAJMEVE TË DIVORCIT/ Rudina Dembacaj bën veprimin që i thotë të gjitha – AlpeGossip
JA E VËRTETA PAS LAJMEVE TË DIVORCIT/ Rudina Dembacaj bën veprimin që i thotë të gjitha

JA E VËRTETA PAS LAJMEVE TË DIVORCIT/ Rudina Dembacaj bën veprimin që i thotë të gjitha

Aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes së mediave pas thashethemeve se ajo i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin, Aleksin. Dy ditë më parë Rudina foli për herë të parë për këto thashetheme duke u shprehur se fillimisht do që të gjejë se kush e ka akuzuar.

“Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë”, tha Rudina dhe shtoi: “Kam zgjedhur të mos flas fare. Nuk dua të flas tani, por patjetër që do flas në një moment”.

Mirëpo ditën e sotme aktorja dhe moderatoja ka bërë një tjetër veprim që tregon se marrëdhënia e saj me bashkëshortin po shkon për mrekulli.

Rudina ka postuar në Instastory një video të Aleksit me vajzën e tyre, Viktorian teksa babë e bir stërviten së bashku në palestër. Madje Rudina tek kjo video i ka komentuar Aleksit zemër të kuqe.