E PAPRITUR/ Majk dhe Majlinda rikthehen bashkë pas 3 vitesh? – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Majk dhe Majlinda rikthehen bashkë pas 3 vitesh?

E PAPRITUR/ Majk dhe Majlinda rikthehen bashkë pas 3 vitesh?

Majk dhe Majlinda Zeka u ndanë 3 vite më parë dhe së bashku kanë një djalë.

Pavarësisht, se në atë kohë Majlinda ishte shtatzënë, ajo solli në jetë djalin e saj dhe të reperit, të cilin e pagëzuan me emrin Roan.

Roani jeton me të ëmën dhe e takon shpesh babain e tij, i cili ndan herë pas here momente të ëmbla me të birin në rrjete sociale.

Mirëpo, fansave u ka bërë përshtypje një video e Roanit dhe Majlindës në profilin e Majkut në Instagram, ku i vogli shfaqet duke kënduar në makinë këngën e të atit.

Kjo video, ka ngritur prej disa kohësh aludimet, dyshja janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Por, burime për “Prive.al” bëjnë me dije se fjalët s’janë të vërteta.

Pas zënkave të shumta, reperi dhe ish-partnerja e tij arritën të rregullojnë marrëdhënien për hir të të birit, i cili do t’i bashkojë ata gjithmonë.

Megjithatë, bëhet e ditur se mes Majk dhe Majlindës nuk ka asnjë romancë dhe jeta private e secilit është e ndarë, ndërkohë që marrëdhëniet vazhdojnë të ruhen dhe ata vazhdojnë të takohen për shkak të Roanit.