“PO MË SHKATËRRON”/ Rita Ora tregon situatën e keqe që po kalon: E urrej… – AlpeGossip
“PO MË SHKATËRRON”/ Rita Ora tregon situatën e keqe që po kalon: E urrej…

“PO MË SHKATËRRON”/ Rita Ora tregon situatën e keqe që po kalon: E urrej…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, që prej kohësh vuan nga një problem me grykët. Ndonëse është trajtuar, nuk ka mundur të shërohet.Rita ka treguar se e gjithë kjo i ka ardhur për shkak të lodhjes së tepërme. Ajo ka punuar si ‘robot’ vetëm e vetëm që të mos zhgënjejë njerëzit që besojnë te ajo.

Përmes një postimi të bërë në Instastory, këngëtarja ka shprehur para të gjithëve, se ne duhet të kujdesemi për veten mbi të gjitha, për shëndetin mendor dhe fizik.

“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezulatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo.