“PSE NUK TË MARRIN NE PORTOKALLIA?” Eduarti imiton në mënyrën e tij më të mirë Arbanën, ja çfarë thotë moderatorja (VIDEO) – AlpeGossip
“PSE NUK TË MARRIN NE PORTOKALLIA?” Eduarti imiton në mënyrën e tij më të mirë Arbanën, ja çfarë thotë moderatorja (VIDEO)

“PSE NUK TË MARRIN NE PORTOKALLIA?” Eduarti imiton në mënyrën e tij më të mirë Arbanën, ja çfarë thotë moderatorja (VIDEO)

Të gjithë jemi të vetdijshëm se Arbana është kthyer në kuzhinieren e preferuar nga amvisat shqiptare duke ia kaluar edhe shefave të kuzhinës.

Ajo ndan thuajse çdo ditë receta të ndryshme gatimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar edhe kuriozitete rreth produkteve a gatimeve.

Kështu, ndjekësit sa e duan për moderimin dhe e vlerësojnë për punën në televizion, aq e duan edhe për recetat.

Duke qenë se këto video janë bërë karakteristikë dalluese e profilit të saj të Instagamit, Eduarti ka publikuar sot në Instastory disa video ku shihet teksa e imiton atë.

Ai ndodhet në kuzhinë ku në tavolinë shihet sushi që ka gatuar Arbana teksa thotë:

Siç e shikoni pra, sonte kam gatuar sushi. Kam patur shumë obligime të tjera në shtëpi por unë e gjeta kohën për të gatuar ashtu siç e bëj thuajse çdo natë. Do ju tregoj edhe se ku mund t’i gjeni produktet. Këto sushi kaq të mira..mos u lodhi fare. Këto mund t’i gjeni maksimumi në Japoni, në ndonjë vend aziatik sepse janë fantastike. Pastaj tek story dytë do ju tregoj hap pas hapi se si e kam gatuar dhe si janë recetat kështu që shikim të këndshëm.

Videot janë regjistruar nga Arbana, e cila dëgjohet teksa qesh e thotë: “Pse nuk të marrin te “Portokallia” ty? Shko ore, i poshtër.”

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/StorySaver.Org-eduartgrishaj_88783565_186810206431691_2207943074663337514_n.mp4?_=1

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/StorySaver.Org-eduartgrishaj_88788440_320715152273264_6720428016441474521_n.mp4?_=2

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/StorySaver.Org-eduartgrishaj_88789975_382478309653058_1045091258695344223_n.mp4?_=3

Jemi dakord se askush s’mund ta imitonte më bukur Arbanën.

Kujtojmë se vitin e kaluar ajo botoi “Receta për 5 minuta” që bëri namin, duke u renditur si një prej librave më të shitur të Panairit të Librit.

Ky ishte libri i dytë i Arbanës me receta gatimi sepse në 2013 ajo botoi “Receta për njerëzit që dua”.